Kohët e fundit ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është komentuar shumë për ndryshimin e saj në pamje. Koha kalon e Atifete më shumë po zbukurohet.

Në fotot e fundit, ish-presidentja i ka mahnitur të gjithë me pamjen pas ndryshimit drastik. Jahjaga shfaqet shumë elegante, me flokët e shkurtra dhe e veshur me shumë shije.

Aktualisht Jahjaga merret me fondacionin e saj “Atifete Jahjaga” në mbështetje të grave përmes kauzave të ndryshme.

Ish-presidentja është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku ka marrë komplimenta të shumta së fundmi.



