Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida ka eksperimentuar shpesh me look-un e saj përgjatë muajve të fundit. Në një kohë të shkurtër, atë e kemi parë brune, bjonde, apo dhe me flokë në ngjyrë rozë të hapur.

Siç duket, Kida nuk e ka gjetur ende "rehatinë" në ngjyrat e lartpërmendura dhe së fundmi ka eksperimentuar sërish. Këngëtarja ka publikuar disa foto në Instastory, ku shihet me flokët në ngjyrë rozë të theksuar.

"E dua këtë", ka shkruar ajo krahas një ndër fotove, duke lënë të kuptohet se ka mbetur e kënaqur nga ndryshimi i bërë.





