Aktori i njohur Zac Efron dhe modelja Vanessa Valladares i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas pesë muajsh. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar, madje po kërkonin dhe një shtëpi në Australi për të jetuar së bashku.

Burime pranë çiftit kanë treguar për "The Sun" se shkak i ndarjes është bërë distanca. Efron-it i është dashur të largohet për shkak të punës. 33-vjeçari ka nisur xhirimet për filmin "Gold".

Si rrjedhojë, çifti kanë vendosur të heqin dorë nga njëri-tjetri dhe i kanë dhënë fund. "Shokët shpresojnë se do të ribashkohen, por duket sikur lidhja e tyre ka qenë më së shumti një romancë pushimesh, ndonëse ato nuk e pranojnë", janë shprehur burimet.




