Nga Shqipëria / E Premte 27 Nëntor 2020, 16:04

Shkon në 771 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri,18 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 18 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 771 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.