Princi i Suedisë, duka i Värmland, Carl Philip dhe bashkëshortja e tij, Princeshë Sofia kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Raportohet se Carl Philip, 41 vjeç dhe Sofia, 35 vjeç kanë simptoma të lehta të gripit. Çifti mbretëror janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjithashtu.

Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk vendosi masa të rrepta kufizuese në valën e parë të koronavirusit, ndërsa tani me rritjen e rasteve janë vendosur kufizime për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.


