Nga Shqipëria / E Premte 27 Nëntor 2020, 14:02

Barcelona mban 1 minutë heshtje për Maradonën, foto e Messit bëhet virale

Dy ditë më parë legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona ndërroi jetë, por ai do të mbetet i pavdekshëm në historinë e futbollit.

Sot ishte radha e Barcelonës për t’i kushtuar një tjetër homazh ish-lojtarit të saj.

Para fillimit të seancës stërvitore, lojtarët dhe stafi teknik formuan një rreth dhe mbajtën një minutë heshtje në nder të Maradonës. 

Ai që i ra më shumë në sy ishte Lionel Messi, i cili duket ende shumë i prekur nga lajmi i hidhur dhe kjo shihet nga mënyra si ai qëndronte gjatë homazhit, me kokëulur dhe i mërzitur.