Nga Shqipëria / E Enjte 26 Nëntor 2020, 22:10

Si do ta festojmë Vitin e Ri në kohë pandemie? Flet ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në "Opinion". Duke qenë se rastet e të infektuarve me Koronavirus janë rritur ndjeshëm, lind pyetja: "Si do t'i kalojmë festat e fundvitit?", një pyetje së cilës i është përgjigjur ministrja.

Manastirliu tha se duhen shmangur grumbullimet dhe të gjithë do të festojmë në familje.

"Është në dorën tonë, por patjetër që do të jemi në kushtet e kërkesave të kohës, por themi, në normalitetin e ri. Do të kërkohet dhe do të vijojë të kërkohet shmangia e të gjitha kontakteve jo të domosdoshme, por do të jemi në familje.

Padyshim që duke respektuar të gjitha rregullat do të gëzojmë dhe do të shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë më efektiv dhe jam e bindur që do të jetë shumë më i mirë dhe për arsyen tjetër që vaksina do të vijë edhe në Shqipëri", u përgjigj ajo.