Nga Shqipëria / E Enjte 26 Nëntor 2020, 21:09

Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën nga pasojat e Koronavirusit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se një grua shtatzënë nga Prizreni, ka humbur jetën nga Koronavirusi.

Sipas njoftimit, gruaja ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive.

Njoftimi:

"Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.
Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.
Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.
Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte."