Nga Shqipëria / E Enjte 26 Nëntor 2020, 16:04

Rëndohet bilanci/ 10 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vend

Gjatë 24 orëve të fundit 10 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 753 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.