Nga Shqipëria / E Enjte 26 Nëntor 2020, 13:01

Tërmeti i 26 nëntorit/ Evi Reçi kujton 7 personat e afërm që humbi tragjikisht

Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm nga tërmeti i 26 nëntorit, që la pas shumë viktima, të plagosur dhe shtëpi të shkatërruara. 

Sot një vit pas tragjedisë Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në Instagram. Këngëtarja dhe moderatorja ka publikuar një foto të tyre dhe shkruan se i kanë munguar shumë. 

“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”, shkruan Evi.

Nën rrënoja humbi jetën familja e xhaxhait të Evit, mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.