Ellie njihet si “Mogli” i filmave në jetën reale. Ai kërkon ushqim nëpër lëndina dhe jeton si kafshët. Ellie, 21 vjeç nuk mund të flasë dhe refuzon ushqimin e përgatitur nga nëna e tij, e cila beson se i biri është një bekim nga Zoti.
Ellie preferon të kërkojë në pyll për banane dhe fruta të tjera, në pyllin pranë fshatit të tij në Ruanda, ose ndryshe të ushqehet thjesht me bar.
Nëna e tij e përshkruan atë si një fëmijë të veçantë dhe dhuratë nga Zoti, pasi ajo dhe i shoqi kanë humbur më parë pesë fëmijë gjatë lindjes.
Nëna e tij tregon se Ellie ngacmohet nga fshatarët për sjelljen e egër të djalit të saj, duke e quajtur atë “majmun” ose “gorrillë”, pasi kalon të gjithë kohën duke bredhur nëpër pyll.
"Ata i ulërasin dhe e quajnë majmun. Është shumë e trishtë që njerëzit persekutojnë fëmijën tim. Jo vetëm të vegjëlit por dhe të rriturit e ngacmojnë paturpësisht. Ata e konsiderojnë si një kafshë”, u shpreh nëna e djaloshit në dokumentarin "Born different".
