Nga Shqipëria / E Enjte 26 Nëntor 2020, 10:10

1 vit nga tërmeti tragjik/ Rama: Ditët më të çmendura të jetës sime!

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video ku tregon për tmerrin që kaloi Shqipëria një vit më parë, kur një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë la 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.

Kryeministri shprehet se për të kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës së tij, çdo krizë është një mundësi e re. 

Fjala e Ramës: "Kisha një frikë, një frikë të çuditshme nga vetmia. Nga një ndjenjë vetmie. Si dilet nga kjo situatë katatrofike për mijëra e mijëra njerëz? Kanë qenë ditët më të çmendura të jetës sime. Nuk mbaja mend as datat pas dy ose tre ditësh. Ato daljet me furi se po vjen prapë tërmeti. Ishte sa kampe mund të ngremë me çadra minimale. Duke kaluar me makinë rrugën e plazhit me lindi ideja e hoteleve. Iku dhe një iku dhe një. Me shumë përkushtim ata që na ndihmuan. As vetë se besoja që na u gjendën aq shumë miq. Pastaj konferenca e madhe e Brukselit. Varravingo rrugës, telefonat me miq të huaj në makinë. Gjërat po bëheshin të gjitha bashkë. Po mblidheshin të gjitha bashkë. Mbledhëm më shumë se një miliard në Bruskel dhe ishte një krenari dhe një çlirim i madh. Shqipëria nuk kishte më telash për daljen e tregjeve kapitale. E mrekullueshme si njerëzit u bënë bashkë dhe sesi më e keqja kaloi. Duhej patjetër që ta fillonim këtë krizë. Për fëmijët e tyre dhe as për të dal më të fortë qeveria me popullin më të vetëdijshëm. Kështu po ndodh. Gjithnjë e më shumë hyjnë në shtëpitë e tyre dhe në shkollat fantastike. Sapo kanë nisur edhe pallatet e para. Po bëjmë lagjet e para. Njerëzit ankohet se sa shumë ka akoma për të bërë. Unë vetë nuk kënaqem, kurrë. E gjetëm Shqipërinë si një pallat si nuk ra po mezi mbahej. Duhet shumë durim. Bota shumë kohë më parë i ka ngritur këto që ne shohim sot. Punë dhe durim sepse puna nuk na mungon.”