Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Nëntor 2020, 20:08

Eglit i mbetet qejfi me Olsin: Mos hajde sonte në shtëpi

Aktori Olsi Bylyku ishte i ftuar në emisionin "Abc e Pasdites" me moderatorin Ermal Peçi. Partnerja e tij, Egli kishte përgatitur për të një listë me pyetje, të cilat Peçi ia lexoi aktorit në emision.

Një ndër pyetjet ishte "Cila këngë është identifikuese e dashurisë tonë?", të cilës Olsi nuk i ktheu një përgjigje, pasi nuk po i kujtohej.

"Po se the këtë, mos të vijë sot në shtëpi, kështu më ka shkruar Egli këtu", i tha moderatori. Si përfundim, kënga ishte "Justin Timberlake-Mirrors", por ai nuk e gjeti dot.

"Është e vërtetë, por unë nuk isha duke menduar atë, po mendoja kë shok kam që mund të fle sonte", u shpreh Olsi duke qeshur.