Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Nëntor 2020, 17:05

E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Diego Maradona

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Mediat e huaja kanë raportuar se Maradona ka pësuar arrest kardiak në shtëpinë e tij në Meksikë, pak pas daljes nga spitali.

Rreth dy javë më parë ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru. Maradona është konsideruar si një ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i cili ka ndihmuar Argjentinën të fitojë Kupën Botërore në 1986.