Maja MarinkoviÄ? është modele serbe dhe shumë e njohur nga pjesëmarrja e saj në "Zadruga", një format si "Big Brother", që transmetohet në Serbi.

Maja ka shpenzuar deri në 23.200 euro për operacionet plastike në mënyrë që të bëhej e bukur. Gjithçka nisi kur ajo ishte 24 vjeç.

Maja zvogëloi hundën me 3,200 euro dhe sapo u shërua, shkoi për të ngritur cepat e syve dhe vetullave të saj, si dhe për të mbushur mollëzat duke paguar deri në 3,500 euro për këtë.

Maja ndryshoi formën dhe konturin e fytyrës së saj me një operacion për 1,500 euro. Injektoi Botox, bëri tatuazhe vetullat dhe korrigjoi buzët, për herë të tretë. Dha gjithashtu 5,000 euro për të rregulluar dhëmbët porcelani.




