Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Nëntor 2020, 16:04

Shkon në 743 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 8 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 8 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 743 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.