Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Nëntor 2020, 16:04

E fundit/ 644 raste të reja sot, ja qytetet më të prekura nga Covidi

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 25 nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Nga testimet kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.