Këngëtarja shumë e njohur amerikane, nga hiti “Jar of hearts”, Christina Perri ka humbur vajzën në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me një postim në Instagran, ku shkruan se e bija 'ka lindur e heshtur'.

“Mbrëmjen e shkuar ne humbëm vogëlushen tonë. Ajo lindi e heshtur, pasi luftoi fort që të vinte në botën tonë. Ajo është në paqe tani dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, shkruan Christina krah fotos ku shfaqet duke mbajtur dorën e vajzës.
View this post on Instagram
Këngëtarja ka patur komplikacione gjatë shtatzënisë dhe javën e kaluar u shtrua në spital.
Christina ka edhe një vajzë nga martesa me Paul Costabile.

