Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Nëntor 2020, 09:09

Ishte mjeku i vetëm për 3 qytete, koronavirusi i merr jetën Ibrahim Kazias

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku, pneumologut Ibrahim Kazia. Prej muajsh ai ishte i vetmi mjek që trajtonte të gjithë të personat me covid nga Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli.

Mjeku kishte 10 ditë që doli pozitiv me koronavirus dhe ishte intubuar si pasojë e gjendjes së rënduar. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, doktor Kazia e humbi luftën me virusin.

Reagimi i spitalit Dibër: “U prehsh në paqe dr. Ibrahimi. Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne.

Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë”.