Nga Shqipëria / E Martë 24 Nëntor 2020, 21:09

'Është vetëm i imi', Blerta flet për lidhjen me Erionin dhe xhelozinë

E ftuar pasditen e sotme në "Ftesë në 5", ishte Blerta Ligaj, volejbollistja dhe partnerja e ish-banorit të "Big Brother", Erion Zeqirajt. Blerta zbuloi më shumë për lidhjen e tyre duke e quajtur një lidhje perfekte.

Ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me mamin e Erionit dhe e quajti shoqen e saj më të ngushtë, ku i drejtohet për këshilla.

Gjatë emisionit, Erioni e surprizoi Blertën me një videomesazh, ku tregoi gjërat që pëlqen dhe nuk pëlqen tek ajo. Ndër të tjera, Erioni tha se Blerta është shumë xheloze.

Pas videomesazhit, Blerta u shpreh: "Bëhem xheloze sepse diçka që është e imja dua të jetë vetëm e imja. Është vetëm i imi".