Moderatori Edi Manushi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe këtë të martë ishte i ftuari i Bietës në emisionin “Ftesë në 5”. Manushi përmes një lidhje live tha se ndihet mirë dhe se sëmundja nuk ka shfaqur simptoma tek agravuara tek ai.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze. Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë”, tha Manushi.

Teksa po bisedonte me Bietën, Manushit iu kërkua të dilte në ambientet e jashtme të apartamentit ku banon. Sapo doli moderatori pa një buqetë të madhe me lule, dhuratë kjo e bërë nga stafi i emisionit “Ftesë në 5”, në bashkëpunim me bashkëshorten e Manushit, Danielën.
