Nga Shqipëria / E Martë 24 Nëntor 2020, 12:12

Pas ndarjes, Zerka vihet përballë Ronelës dhe Samantës, kë zgjedh këngëtari

Ronela dhe Zerka nuk janë më bashkë e këtë e konfirmoi vetë këngëtari të shtunën në "Shiko kush luan". Zerka tregoi se i ka fshirë të gjitha bisedat me Ronelën dhe madje edhe numrin. 

Pak ditë pas emisionit është publikuar edhe intervista e këngëtarit për "After Party". Në një prej pyetjeve, Zerka është vendosur përballë zgjedhjes mes Ronelës dhe Samantës.

"Rihannën" -u përgjigj Zerka, i cili pak kohë më parë u përfshi në sherrin e dy ish-mikeshave, Ronelës e Samantës.

Sezonin e kaluar gjatë një loje në “Shiko kush luan”, Young Zerka zgjodhi Samanta Karavellën si këngëtaren që nuk e meriton famën.