Në puntatën më të fundit të "Përputhen", Sindi doli në një takim me Mevlanin. Gjithçka fillimisht shkoi mirë derisa, Mevlani nisi të bënte humor dhe Sindi e quajti të tepruar.

Mevlani me shaka kërkoi një puthje nga Sindi, por ajo refuzoi duke u shprehur se e ka thënë edhe më parë që në takimet e para nuk i pëlqejnë kontaktet fizike.

Pjesë nga biseda në takim:
Mevlani: Me të thënë shpirti ty s'të pëlqen, me të thënë zemra s'të pëlqen. Po sikur të bëja një gjest për ty që tu zbusje? Të puthja çik te buza! Po thuaj mi njëherë po se s'të gjen gjë!

Sindi: Jo! Do ta fitosh puthjen në buzë? Fitoje si burrë!

Mevlani: Mirë afrohu këtu

Sindi: Jo, këto gjëra e kam shprehur dhe më parë nuk më pëlqejnë, më vjen keq (Sindi çohet nga tavolina dhe largohet).
Megjithatë në studio, Sindi zgjodhi sërish Mevlanin për takimin e rradhës pasi ai deklaroi se e sheh konkurrenten për një marrëdhënie serioze.

