Saimiri i "Love Story" ftoi në takim dy motrat binjake, Silvana dhe Albana Xhani. Vajzat janë kritikuar shumë për faktin që kanë ardhur të dyja për një djalë, prandaj gjatë takimit qartësuan situatën.

Motrat Xhani u shprehen se prania e tyre në spektakël, nuk do të thotë se do të shkojnë të dyja në shtrat me të. Vajzat e cilësojnë si eksperiencë, ku nuk do të bëjnë asgjë të ekzagjeruar.

"Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asgjë të ekzagjeruar, asnjë degradim asnjë puthje asnjë afrim sepse fundja jemi motra, jemi binjake. Jemi të lidhura jashtëzakonisht shumë dhe me siguri nuk do vijmë këtu të ndajmë të njëjtin mashkull. Mashkulli do të njihet, në qoftë se zemra nuk komandohet, nëse mua zemra ma bën trak siç thuhet në itali, unë do të vendos të rri këtu dhe ta zgjas unë atë rrugë”, tha njëra ndër binjaket.
“Kemi parë shumë shpejt reagimin e njerëzve pasi mbaruam spektaklin, nuk e prisnim. E mora si një gjë negative, fakti që kemi ardhur ne të dyja, motra binjake. Nuk kemi ardhur këtu që të frekuentojmë të dyja, që të shkojmë në shtrat të dyja me ty", u shpreh tjetra.




