Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 21:09

Love Story/ Robert Aliaj kritikon Saimirin: Nuk luan rolin e kavalierit, marrëdhënie...

Opinionistët e "Love Story" në Tv Klan janë Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj. Mbrëmjen e sotme u transmetua puntata e dytë e spektaklit dhe dyshja parashtruan kritikat e tyre.

Roberti u shpreh se Saimiri nuk luan rolin e kavalierit me vajzat dhe se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të akullta, që nuk përcjellin emocion.

"Më bëri përshtypje që vazhdojnë me trendin e natës së parë, Saimiri në rolin e vet si tregtar ikonash  si tregtar ikonash. Meqë e thashë po vazhdoj se vazhdimisht ka një atitude më shumë investigator. Mbi të gjitha në një show dashurie si këtu edhe dashuria ka shumë komplekse. Ajo që nuk më pëlqen tek Saimiri është që merr një pozicion pritës, nuk luan rolin e kavalierit.

Një kavalier do t’i trajtonte femrat shumë më bukur dhe nuk do t’i lejonte në asnjë rast femrat që janë jashtëzakonisht vulnerabël që jepen pothuajse falas. Këta puthin në mënyrë sikur është gjëja më e lehtë dhe puthja nuk është reale, kuptohet. Çfarë më vjen si energji dhe si përkthehet kjo gjë nga unë, është shumë e akullt marrëdhënia mes tyre, secili ka strategjinë e vet, secii ka ardhur për arsyen e vet. Nuk jemi në shown e një dashurie model që mund t’i japim audiencës. Kritikën e kam për të gjithë njësoj", tha opinionisti.