Mbrëmjen e sotme u transmetua pjesa e dytë e emisionit "Love Story" në Tv Klan. 18 vajza konkurrojnë me njëra-tjetrën për t'i fituar zemrën Saimirit.

Dy ndër konkurrentet janë Albana dhe Silvana Xhani. Vajzat janë motra binjake, të cilat kanë vendosur të bëjnë për vete "Princin Modern".

Dy binjaket ishin të ftuara në takim nga Saimiri, ku bënë një deklaratë të fortë. Ato u shprehën se janë në gjendje të tërhiqen për njëra-tjetrën. Vajzat thanë se nëse shohin që Saimiri është më i lidhur me njërën prej tyre, atëherë tjetra do të largohet.



