Mbrëmjen e sotme është transmetuar puntata e dytë e spektaklit "Love Story", ku 18 vajza konkurrojnë për të fituar zemrën e Saimirit.

Një ndër vajzat që ai ka ftuar për ta njohur më shumë është Flavia. Saimiri e ka cilësuar si një vajzë elegante dhe seksi, por të ndrojtur. Sipas tij, vajzat e tjera janë më të hedhura dhe i kanë zënë vendin.

“Flavia të zgjova ty, që të jem pak më shumë me ty sepse më bën përshtypje një vajzë simpatike, elegante, seksi le të themi. Doja të të njihja pak më nga afër sepse vajzat e tjera janë pak më të hedhura dhe më duket sikur të kanë zënë vendin”, i tha ai.
Ndërkohë, Flavia është shprehur se po rri në qetësi në mënyrë që ta analizojë.



