Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 19:07

E prisnit? E ëma i zbulon sekretin Oriola Marashit në emision

Xhoi Jakaj, e ëma e modeles Oriola Marashi, ishte e ftuar këtë pasdite te "Rudina" në Tv Klan. Ajo tregoi ekskluzivisht se Oriola do të sjellë së shpejti këngën e saj të parë.

Zonja Jakaj tha se kënga mund të jetë diçka e përzier dhe një surprizë e madhe. Ajo nuk zbuloi të tjera detaje, prandaj mbetet që të presim.

"Oriola do të vijë me një këngë e zhanrit nuk e them dot sepse do jetë ndoshta e përzierë pak, por mendoj që do jetë një gjë e madhe", u shpreh e ëma e Oriolës.