Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 19:07

Ana braktis 'Përputhen', publikohet video ç'bëri pasi doli me nerva nga studio

Pas takimit të Fatjonit dhe Melisës, që u transmetua të premten, Ana kërkoi fjalën e saj për t'i kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve që Fatjoni i kishte bërë gjatë puntatave të kaluara.

Kur nuk iu dha mundësia të lexonte shënimet që kishte shkruar, Ana u largua nga studio dhe qëlloi me shuplakë Fatjonin.

Puntatën e kësaj të hëne, Bora e ka nisur me një njoftim, duke treguar se Ana e ka braktisur emisionin. Moderatorja tregoi se konkurrentja ka refuzuar të komunikojë me stafin dhe nuk dihet nëse do të rikthehet në emision.

Ndërkohë u publikua edhe një video nga e premtja e kaluar, kur Ana është larguar nga studiot e Top Channel-it, e revoltuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)