Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 18:06

I ati në gjendje të rëndë, shokon qytetarja: Rreth 12 orë në ambulancë te 'Shefqet Ndroqi'

Një qytetare ka treguar për "Abc News" se babai i saj ka qëndruar për gati 12 orë në ambulancë para "Shefqet Ndroqit" ditën e shtunë.

Shoh një ndryshim të madh nga ajo që pashë të shtunën në darke, kur solla tim atë në gjendje shumë të rënduar. Ti eti i është dashur të presë gati 12 orë të presë në ambulancë. Është 77 vjeç dhe ka ardhur në gjendje shumë të rënduar me frymëmarrjen. Duhej oksigjen çdo 10 minuta. Nuk kishte vende dhe sidomos për ata që donin oksigjen”, ka treguar qytetarja.

Ndërkohë, këtë të hënë "situata kaotike"është përmirësuar dhe sipas "Abc News" gjithçka paraqitet e qetë.