Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 17:05

E frikshme/ Shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

17 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar në 716 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.