Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 13:01

Shqipja bën deklaratën bombë për njërën nga vajzat e 'Përputhen': Është e lidhur jashtë

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e "Përputhen", që ka bërë bujë me përjashtimin e saj, ishte së fundmi e ftuar "n'Kosovë show". Në një intervistë të gjatë, ku iu dha mundësia të tregojë gjithçka që mendon për emisionin dhe konkurrentët, ndër të tjera Shqipja bëri dhe një deklaratë bombë.

Ajo deklaroi se një nga vajzat e "Përputhen" është e lidhur jashtë emisionit. Këtë e konfirmoi edhe Lulzim Jashari, i cili ishte gjithashtu i ftuar.

"S'e kuptoj si një person që është i lidhur jashtë programit e mban në emision", tha Lulzimi. "Ah, i përballon dhe dy ajo", ia ktheu Shqipja duke zbuluar se bëhet fjalë për njërën nga vajzat.

Moderatori Shpëtim Desku insistoi disa herë që të zbulonte emrin, por Shqipja dhe Lulzimi nuk preferuan ta tregonin.