Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 11:11

Shërohet nga koronavirusi kryepeshkopi Janullatos, del sot nga spitali

Një lajm i mirë vjen nga mediat greke, të cilat bëjnë të ditur se kryepeshkopi Anastas Janullatos është shëruar nga koronavirusi.

Spitali “Evangelismos” në Athinë njoftoi se Hirësia e tij e ka kaluar tashmë koronavirusin pas 12 ditësh trajtim. Gjendja e tij tani është e mirë dhe mund t’i rikthehet jetës normale pas daljes së tij gjatë ditës së sotme.

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirëasia e tij Anastasi është shëruar dhe del sot nga spitali pas 12 ditësh. Ai do të qendrojë në karantinë brenda shtëpisë nën kujdesin e mjekëve”, njofton spitali. Janullatos u nis dy javë më parë me avion ushtarak për në Athinë pasi u konstatua se kishte simptoma të koronavirusit.