Së fundmi në media është përfolur se Majk ka nisur një lidhje të re me modelen Blerta Veseli, e cila fitoi Miss Kosova këtë vit. Thashethemet nisën pasi Blerta kishte publikuar një foto të Majkut në Instastory duke i bërë të gjithë të aludonin rreth një romance të mundshme.

Pas këtyre aludimeve, dyshja deklaroi se janë vetëm miq, megjithatë postimet në rrjete sociale kanë bërë që dyshimet të nisin sërish.

Majk dhe Blerta kanë postuar mbrëmë foto e video teksa ndodheshin bashkë në shtëpinë e Majkut, siç shihet në pamjet e mëposhtme.


Ndërkohë e ftuar dy ditë më parë në "Glamour Zone" Blerta tregoi se ajo dhe Majk janë vetëm shok.

Blerta Veseli: E vërteta është që ne nuk jemi bashkë. Jemi vetëm shokë. Gjithçka nisi nga një bashkëpunim, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë. Por mediat e bënë të madhe. Ne bëmë postime në rrjetet sociale për të treguar se bashkëpunojmë, dhe ata e kthyen në lidhje.
Ester Bylyku: Majk, nuk reagoi mirë pas këtyre lajmeve, mesa kemi parë. Ai të hoqi edhe nga Instagrami. Jeni zënë?
Blerta Veseli: Jo, nuk jemi zënë. Ai më dërgoi një mesazh në orën 6 të mëngjesit, dhe më tha: ‘Po të heq, derisa të qetësohen portalet.’




