Nga Shqipëria / E Hënë 23 Nëntor 2020, 09:09

E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare. Këngëtari Ismet Peja, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 83 vjeçare.

Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë i biri Visar Peja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jaran nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmëru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai.