Ish-Missi Valbona Selimllari ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”. Mbi një traktor e duke punuar tokën, Valbona nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese të gazetarit Ervin Kurti.

E pyetur për djalin Denin nëse ka gjetur një shoqe, Valbona tregoi se po dhe tha se ajo do të jetë një vjehrrë shumë e mirë.

"E para e ka një shoqe, e kam një eksperiencë. Nuk e di. Nuk ka rëndësi bukuria e njeriut, nuk dua të më vij në shtëpi një vajzë e bukur, një vajzë e mirë. Unë do e dua sido që të jetë nëse e don Deni. Ai do të jetojë, ai do të jetë i përgjegjshëm, unë do jem ta mbështes sa herë të jetë nevojë. Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe", tha Valbona.
