Pak ditë më parë moderatorja bukuroshe Lei Kraja njoftoi se ishte infektuar me Koronavirus dhe për këtë shkak i duhej që emisionin e saj ta prezantonte nga shtëpia me videocall.

Por kjo periudhë e vështirë për Lein ka mbaruar pasi moderatorja e ka mposhtur virusin.

Këtë e bën të ditur në postimet e fundit ku tregon se po shijon lirinë.

"Bye Corona", shkruan Lei në njërën prej fotove ku ka pozuar e veshur me një bluzë të bardhë dhe syze të zeza.

Ndërsa në foton tjetër, moderatorja duket shumë joshëse, teksa ekspozon këmbët.

"Past Covidit. Nuk do më mungosh", shkruan Lei.

