Nga Shqipëria / E Diel 22 Nëntor 2020, 19:07

Modelja shqiptare pranon hapur ndërhyrjen në hundë

Pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell” është edhe modelja bukuroshe Erjola Doçi. Erjola bën publike sondazhe shkencore, të marra nga njerëz të thjeshtë, në lidhje me temat që trajton rubrika "Trotuar".

Këtë të diel, personazhet e ftuar në “Trotuar”, folën në lidhje me ndërhyrjet plastike. Pyetjes së Edi Manushit nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike Erjola iu përgjigj pozitivisht.

“Kam bërë ndërhyrjen e rinoplastikës së hundës për arsye funksionale dhe meqë u futa e ula pak në profil”, tha Erjola.