Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kolonjë. Një banesë është përfshirë nga flakët dhe si rrjedhojë ka humbur jetën një 86-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.
Njoftimi:
“Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen."
