Nga Shqipëria / E Diel 22 Nëntor 2020, 17:05

Shkon në 699 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 14 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 14 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 699 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.