Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve janë kryer 2.084 testime dhe janë konfirmuar 565 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan,
30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë,
22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë,
13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd,
4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.
