Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj zbuloi se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti, Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë.

Afërdita është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe i shoqi mundohet që t'ia bëjë çdo ditë sa më të bukur. Vetëm së fundmi, ai i ka dhuruar një buqetë me lule, një arush si dhe ëmbëlsira.

“O Zot, surprizë për mua nga bashkëshorti im”, ka shkruar Afërdita, krahas një video të publikuar në Instastory.





