Zv/ drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu është infektuar me Koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur burime për "Abc News", sipas të cilave ai po vijon mjekimin në shtëpi në gjendje të stabilizuar.
Situata nga Koronavirusi paraqitet serioze në vend. Aktualisht mbi 300 efektivë janë të karantinuar në shtëpi si pasojë e infektimit.
5 oficerë janë të shtruar në spitalet Covid për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Burimi: "Abc News"
