Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është shumë aktive në rrjete sociale. Përmes një postimi të bërë së fundmi, ajo ka bërë me dije se po kërkon një të dashur.

Enca ka shkruar se të gjithë "të interesuarit" mund t'i dërgojnë në mesazhe aplikimet dhe arsyet pse duan të jenë i dashuri i saj.

Kujtojmë se këngëtarja është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private. Megjithatë, ndonëse nuk zbulon emra apo ndonjë lidhje, ajo flet shpesh për ndjenjat e saj me anë të postimeve të ndryshme.




