Në spitalin "Shefqet Ndroqi" është krijuar një situatë kaotike nga Koronavirusi. Prej orësh, para ambienteve të spitalit ndodhen disa autoambulanca me pacientë të infektuar.
Gazetari Maksi Rama ka raportuar për "Abc News" se mjekët afrohen vazhdimisht për t'iu dhënë trajtim pacientëve.
Kujtojmë se një ndër mjekët e këtij spitali, Dritan Koçiaj bëri thirrje se te "Shefqet Ndroqi" nuk ka më vende për pacientët e infektuar. (Lexo këtu)
Burimi: "Abc News"
