Nga Shqipëria / E Diel 22 Nëntor 2020, 09:09

Po e luftonte prej ditësh, ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë humb jetën nga Koronavirusi

Mbrëmjen e djeshme, ish-zv/kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka humbur jetën nga Koronavirusi. Ai ndodhej në gjendje të rëndë dhe po kurohej prej ditësh në spitalin e Durrësit.

Kopliku është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit. Ai ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga kjo parti pas vitit 1992.

Burimi: "Abc News"