Nga Shqipëria / E Diel 22 Nëntor 2020, 09:09

Na vjen keq Sara, por Lori e veshi e para! Dy vajzat bëjnë 'xing' me të njëjtën veshje

Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të një vajze dhe këto mendohet të jenë ditët e fundit të shtatzënisë.

Bukuroshja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur shumë stil, me një xhaketë xhinse.

Sara ka bërë "xing" me blogeren Lori Hoxha, e cila e ka veshur një xhaketë të tillë para disa kohësh. Xhaketa është "Jefe Jacket" dhe kushton 495 euro.