Nga Shqipëria / E Diel 22 Nëntor 2020, 09:09

E prisnit? Kiara Tito zbulon cilin emision 'nuk e sheh dot me sy'

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Shiko kush luan". Ajo u bë pjesë e sfidave të ndryshme, një prej të cilave ishte "Ndaje ose haje".

Gjatë sfidës në fjalë, Kiara u pyet se cilin emision do donte të drejtonte dhe cilin "nuk e sheh dot me sy". Ajo tha se do i pëlqente të moderonte "Shiko kush luan", ose "Big Brother". Për pjesën e dytë të pyetjes, moderatorja zgjodhi "E diela shqiptare".

"I pari që më pëlqen dhe do doja ta moderoja një ditë është "Shiko kush luan", ose "Big Brother". Jo që nuk e shoh dot me sy, po që ka kaluar pak kohë "E diela shqiptare" po themi", u përgjigj Kiara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)