Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Nëntor 2020, 20:08

Shifra të frikshme nga Koronavirusi/ A do të rikthehet karantina? Flet Rama: Të kufizohet...

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në rrjetin social "Facebook", foli rreth mundësisë për të rikthyer karantinën në vend.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat, të vendosin maskat dhe të ruajnë distancën, në mënyrë që të shmanget një mbyllje e dytë.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë, me mund të vazhdueshëm me besim të palëkundur dhe me durim. Ju lutem të gjithëve të zbatoni rregullat. Kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, të kufizohet. Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër. Me çdo mënyrë dhe as mos dyshoni në vërtetësinë e fakteve zyrtare që qeveria mban përgjegjësi para jush", u shpreh Rama.