Pasditen e sotme, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 dhe zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Burimi: "Abc News"
